Gazmend Paja është përfshirë ditën e djeshme në një aksident me motorin e tij teksa po lëvizte në rrugën e Kavajës në Tiranë. Pamje të shumta u shpërndanë ku aktori shihej i ulur dhe i gjakosur nga aksidenti.
Shqetësimit të fansave i është përgjigjur gruaja e tij duke treguar se Gazi është në gjendje të mirë shëndetësore. Por si erdhi deri te aksidenti?
Dosja.al ka publikuar ditën e sotme videon e momentit të aksidentit të aktorit të njohur.
