Pas shumë vitesh bashkë, ditën e nesërme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit.
Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj.
Teksa edhe pak na ndan nga ky moment iconstyle.al ka zbuluar edhe vendndodhjen, ku do të mbahet dasma e djalit të Sali Berishës dhe Armina Mevlanit.
Nga fotot e siguruara ambjenti duket akoma në prekjet e para, teksa dyshja kanë zgjedhur që dasmën ta bëjnë në natyrë.
Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit do të mbahet në Shijak.
Burimi: /IconStyle