Në fillim sezonin e ri televiziv që lidhet zakonisht me muajin shtator, Drini Zeqo ka vendosur të ndërroj shtëpi.
Prezantuesi i njohur ka dhënë dorëheqjen nga TV Klan, bashkë me të edhe rolin e prezantuesit të lajmeve.
Mësohet se Zeqon do ta shohim ndryshe nga që e kemi pare deri më sot pasi do të jetë pjesë e një emisioni të mëngjesit.
Flitet se Drini Zeqo do t’i bashkohet televizionit A2 CNN.
