Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati i ka dhënë fund lidhjes me modelen e njohur kroate, Angjela Shimac.
Lajmin e ka konfirmuar ish e dashura e Kastratit për mediumin 24sata.hr.
“E përcjell dikë tjetër dhe nuk e shoh kuptimin që ta përcjell atë. Ai i ka fshirë të gjitha fotografitë me mua. Nuk mund të jemi më bashkë. Mua nuk më përshtatet ajo mënyrë e jetës. Nuk e kam jetën time”, ka thënë Shimas për mediumin kroat.
Për Kastratin në vitet e fundit në Kroaci më shumë është shkruar për lidhjen me kroaten e famshme në rrjete sociale se për sukseset në futboll.
Ai ishte larguar nga Dinamo Zagrebi për te Legia e Varshavës. Tani ka bërë hap tjetër prapa. Pasi nuk po luante te Legia, ka kaluar në Hungari te skuadra Fehervar.
Kastrati dhe Shimac ka disa vite që janë në lidhje, ndërsa janë edhe prindër të një vajze.