Tea Trifoni ishte në nisje të lidhjes kur lajmi për një shtatzani shpërtheu kudo.
Duke qenë një lidhje e re për të, ajo zgjodhi ta mbajë larg rrjeteve sociale partnerin e ri.
Por, duket se historia nuk ka zgjatur shumë dhe dyshja i ka dhënë fund pak kohë pasi lajmi i shtatzënisë qarkulloi.
“Jam ndarë për shkak të xhelozisë. Vëmendja publike nuk shton xhelozinë, por presionin që kanë partnerët e mi. Aktualisht, nuk kam asnjë partner. As e lashë, as më la. Nuk u ndava se nuk isha kurrë e lidhur, isha në njohje”-tha Tea.