Emisioni “Përputhen” ka qenë shumë i vrullshëm me lidhjet, por i pafat me kohëzgjatjen e tyre.
E njëjtë ka qenë edhe lidhja e Brunos me Ana Gjinin ku ata ishin të lumtur me njëri-tjetrin nga marrëdhënia që kishin krijuar, por sot nuk janë më bashkë pasi çifti është ndarë.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” Ana Gjini ka zbuluar edhe të vërtetën e fotove që ka postuar së fundmi e veshur si nuse.
Ajo ka deklaruar se ende nuk është martuar po një dasëm do të ketë së shpejti me një verior dhe se veshjen dhe grimin në atë mënyrë e kishte bërë për dëshirën e vjehrrës.
Pas kësaj interviste të Anës, Bruno është ngacmuar nga ndjekësit me pyetje në lidhje me të.
Ndërkohë ka pasur reagime të shumta për deklaratën e Anës, ku një mes tyre ka qenë:
“A do shkosh në dasmën e Anës?”, e ai nuk ka ngurruar të thotë:
“Le të martohen,të lidhen, të q**** ç’punë kam unë me ta”.