Pas aludimeve per nje ndarje mes ciftit Sin Boy dhe Rina Balaj, kjo e fundit e konfirmoi publikisht se i kane dhene fund lidhjes.
Ndersa se fundmi, ne nje interviste per “Prive” kengetarja ka treguar per here te pare arsyet e ndarjes.
Ne rubriken “50 pyetje”, mes te tjerash Rina zbuloi se arsyet kryesore te ndarjes ishin distanca dhe fakti se lidhja ishte bere toksike.
“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.”– tha ajo shkurt, duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing, pra me qenë në qendër të vëmendjes. Gjithashtu ajo tha se ai i ka dhënë siguri e sinqeritet.
Ndersa, kur u pyet nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq se fundmi, Rina tha:
“Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke tentuar të ‘fshehë’ plagët e ndarjes nga Sin Boy.
Pyetjes se sa shanse të dyta jep Rina iu përgjigj duke thënë: “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak… Çfarë thyhet nuk ngjitet aq shpejt”.