Ditën e sotme, nga shtëpia e “Big Brother VIP” është larguar Ermiona Lekbello.
Më saktë, Ermiona është skualifikuar nga gara për shkak të dhunës verbale të përdorur gjatë natës së sotme. Vendimi u dha nëpërnjet një zarfi të zi të mbërritur në shtëpi
Me t’u lexuar zarfi, Ermiona bëri gati valixhet për të lënë shtëpinë.
Mirëpo teksa po largohej, të vetmit që iu afruan Ermionës për ta përcjellë ishin Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani.
Pjesa tjetër e banorëve, ku si për habi dhe Kiara, zgjodhën që mos ta takonin por të vazhdonin me diskutimet e tyre në oborr.