Pak dite me pare, Bora Zemani dhe Donald Veshaj zyrtarizuan lidhjen e tyre nepermjet nje foto te postuar ne rrjetet sociale ku shiheshin krah njeri tjetrit.
Postimin, Bora e bashkangjiti me shkrimin: “Na lini te kercejme”, duke lene te kuptohet se Donaldin do e shohim pjese te “Dancing with the Stars”.
Jo vetem kaq por Bora do jete e ftuar dhe ne episodin e pare te “Me ler te Flas”, emision i cili moderohet nga binjaket Veshaj.
Së fundmi, Donaldi ka publikuar një video të promos së emisionit, ku bën me dije se shumë gjëra do të ndodhin në puntatë.
Gjithashtu, ai paralajmëroi se nuk do të ketë ofendime apo dhunë.
“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, shkruan aktori i njohur.