Mbrëmjen e djeshme, banorët e Big Brother Vip, me në krye Efin, u përfshinë në një mision, sipas të cilit duhet të bindnin Qetsorin për tu larguar nga shtëpia.
Ata i bënë disa oferta, ku Luizi i ofroi 4500 euro, dhe I-phone-n që mori dhuratë. Ndërsa Nita i ofroi 2000 euro.
Mesa duket ofertat e banorëve kanë tundur themelet e besimit që Qetsori kishte tek vetja dhe ka pranuar largimin.
Mëngjesin e sotëm ai i komunikoi banorëve se do fliste në dhomën e rrëfimit me produksionin dhe të shtunën do dilte nga shtëpia
Me siguri, gjatë së shtunës Qetësorit do t’i tregohet se i gjithi ishte një mision.