Pak para finales së BBV, Eduart Grishaj ka një mesazh të rëndësishëm por ndjekësit s’janë aspak dakord!

Eduart Grishaj ma bërë një postim në rrjetet sociale pak minuta para finales së “Big Brother VIP”.

Ai shprehet ndër të tjera se ky sezon i këtij reality show pati mjaft impakt dhe sukses, duke theksuar se ky i fundit nuk erdhi rastësisht por nga shumë punë, dashuri dhe sakrifica.

Mirëpo ndryshe nga Eduarti, ndjekësit u shprehën në komente se sipas tyre, i vetmi faktor që ky “Big Brother” pati sukses ishte Luiz Ejlli.

“Sja  dolet ju Po @itsluizejlli e beri te mujtun qe gjith shqiptaret te behen bashk qe sonte @itsluizejlli te shpallet fitues”, shkroi dikush.

“Shikueshmeria  e ketij Big Brother ka emrin Luiz Ejlli dhe sot ai djale do marre ate qe meriton Fitoren”, vazhdojnë komentet e ndjekësve.

Sigurisht që Luizi i dha një shtytje të madhe këtij sezoni të BBV por edhe stafi i programit ka punuar fort për të kënaqur një publik kaq të gjerë.