Mbrëmja e sotme pritet që përvecse të na japë një super finale të “BBVIP”, të na dhurojë edhe dasmën e shumë pritur të Luizit dhe Kiarës.
Megjithatë, duket se moderatorja i ka planet e qarta për të ardhmen me Luizin dhe martesa është vetëm fillimi.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, Kiara ndër të tjera foli edhe për dëshirën për të krijuar familje, ku nuk hezitoi të thoshte edhe që mezi po pret të bëhet nënë.
“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”- tha Kiara, duke zbuluar këshu që i ka planet e qarta dhe do ja nisë nga puna për të krijuar familje me Luizin menjëherë.