Mbrëmjen e sotme nis “Big Brother VIP Albania” dhe ndër personat më të emocionuar për këtë është padyshim Arbana.
Një ndër ditët më të lumtura e ka konsideruar ajo ditën kur iu besua ky format në versionin klasik 13 vite më parë e më pas me VIP-a më herët këtë vit.
E sigurisht në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mos kishte pranë miken e saj më të mirë që ia ka rregulluar ditën që në mëngjes.
Xhemi është kujdesur ta surprizojë Arbanën në mënyrën më të ëmbël duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një pusullë ku shkruhej:
“Për banoren time të preferuar mbi tokë…unike siç je. Love u Xhemi”
View this post on Instagram
Gjithashtu u vu re dhe dicka tjeter ne letren qe Xhemi i beri Arbanes.
Pervec urimit te bukur, aty thuhej dhe Happy Birthday, por dihet se Arbana e ka ditëlindjen në maj.
Eraldo Rexhos, njërit prej gazetarëve të Big Brother i bëri përshtypje dhe komentoi:
“Karta ka një problem, ditëlindja është në Maj”
“Nuk ka asnjë gabim se si ditëlindje po më duket dhe sot”, – ja kthehu Arbana.