Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas një romance dy vjeçare.
Modelja 27 vjeçare dhe basketbollisti 26 vjeçar u ndanë miqësisht muajin e kaluar me ‘dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por kanë vendosur të përqendrohen në karrierën e tyre përkatëse’, raporton People.
Një burim tha: “Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë këtë një prioritet. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, duke shtuar se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë për të dyja palët.
Kujtojmë që dyshja u nda dhe në qershor por e rindezën romancën e tyre në gusht.
Kendall dhe Devin fillimisht u panë së bashku në maj të 2018-ës, por në atë kohë, të dy po dilnin me njerëz të tjerë dhe ishin thjesht në marrëdhënie miqësore.
Dy vite më vonë, nisën ta shihnin njëri-tjetrin më shumë se sa miq.