Në qershor të këtij viti, Rebel Wilson i surprizoi të gjithë me lidhjen e saj të re.
“Mendova se po kërkoja për një princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney”, shkroi Rebel atëherë.
Tashmë, aktorja ka zbuluar se është bërë nënë e një vajze, përmes një nëne surrogate.
42-vjeçarja shkroi:
“Tejet krenare t’ju lajmëroj lindjen e fëmijës sim të parë, Royce Lillian, që erdhi në jetë javën e shkuar përmes një nëne surrogate. Nuk mund ta përshkruaj dashurinë që ndjej për të […]”
https://www.instagram.com/p/CkqsdK1pzN2/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Nëse më parë dyshja Rebel dhe Ramona Agruma ishin dy anëtaret e vetme të klubit “R&R”, tashmë klubit iu shtua një anëtar i ri.
Burimi: /Glamour, Anabel