Lidhja e saj e re bëri bujë pasi pak kohë më parë Eneda Tarifa u fotografua me partnerin e saj, basketbollistin Gent Lasku.
Nga ai moment Eneda u tërhoq nga rrjetet sociale, por duket se së fundmi është rikthyer.
Ajo është “bërë e gjallë” duke publikuar në Instagram një selfie ku shfaqet në super formë. “Kohë e gjatë pa u parë”, ka shkruar ajo krahas fotos.
https://www.instagram.com/p/ClVrYWtMaTM/
Persa i perket partnerit te saj, Gent Lasku, perpos basketbollit, ka nje te shkuar dhe ne politike.
Në vitin 2021, Genti ishte në listat e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.
“Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.
Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri.
Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, -këto ishin fjalët e kryetarit të partisë, Astrit Patozi për kandidatin e tij gjatë prezantimit një vit më parë