Nëse mendoni që Clevio ndryshoi gaboheni.
Edhe pse disa ditë më parë la qelinë dhe kaloi në arrest shtëpie pas padisë së ngritur nga Noizy, sërish nuk heq dorë nga të përmendurit e këtij të fundit në “live-t” e tij në TikTok.
Së fundmi ai ka përdorur këngën e Noizy-t, për t’i dërguar një mesazh atij duke e cilësuar si spiun, jo vetëm atë por edhe Stresin, për të cilët thotë se së bashku janë si dy gjysma që bëjnë një spiun të plotë.
“Jam edhe një herë në arrest shtëpie se më ka futur mbreti i natës. Po t’i bija shkurt do të thoja spiuni i natës. A më takon t’i them je i ftuar edhe një herë si spiun i natës? Me gjithë Stresin, gjysmën tënde. Ti me gjithë gjysmën tënde bëheni dy spiuna të plotë,”-thotë ndër të tjera Klevioli në një fragment të “live-t” të tij.