Pak ditë pas surprizës në BBV, miqtë e Luizit shprehin pakënaqësi ndaj Kiarës: “Ai po e toleron shumë…”

Gjatë spektaklit të shkuar në “Big Brother VIP” Luizi pati mundësinë të takonte dy miqtë e tij më të ngushtë të cilët kishin ardhur për të suprizuar dhe mbështetur këngëtarin.

Joni dhe Mario nuk takuan vetëm Luizin brenda shtëpisë, por edhe partneren e tij Kiarën.

Mirëpo, ditën e sotme ata kanë qenë të ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5”, ku kanë folur për pakënaqësitë që kanë ndaj moderatores.

Joni u shpreh se ajo çka nuk i pëlqen tek Kiara është se ajo e largon disa herë Luizin në një mënyrë jo të mirë, të cilën ai vetë nuk do e toleronte ashtu siç bën këngëtari.

 

Ndërsa përsa i përket Marios, ai mendon se Kiara nuk kontribon në lidhje aq sa Luizi.

https://www.instagram.com/reel/CpdLboqsjKG/?igshid=YmMyMTA2M2Y=