Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj.
Edhe jashtë shtëpisë Kiara vazhdon të tregojë mbështetjen e saj për Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale.
Së fundmi moderatorja ka postuar në Instastory një video të tij ku shihet tek qëndron vetëm jashtë në shi,dhe ka shkruar: “Forca edhe pak ka ngel”.

Ditën e sotme ish-banorja ka postuar gjithashtu në Instastory disa trëndafila të kuq dhe të gjithë ishin mjaft kurioz të dinin se kush ia dhuroi.
Këtë Kiara e ka treguar më pas me disa postime të tjera, ku ka treguar edhe disa buqeta të tjera me lule dhe zbuloi se ishin nga disa fanse të saj.
