Ditën e sotme Elgit Doda ka publikuar projektin e tij më të ri “Nuk Muj”, një këngë që vazhdon linjën e baladave që ka publikuar së fundmi artisti, duke “sfiduar” pak edhe sezonin e kolegët, si për të treguar që në verë mund të jesh i suksesshëm edhe nëse nuk bën vetëm këngë ritmike.
Megjithatë, kthehemi tek kënga, e cila flet për një dashuri të përfunduar, një histori ndarje plot me emocione dhe që Elgiti për të ka pasur ndihmën edhe të Romeo Veshajt, për pjesën e tekstit.
Në fakt, binjakët Veshaj dhe këngëtari kanë bashkëpunuar për të gjithë projektet e tyre të fundit në muzikë dhe kështu ka ndodhur edhe në këtë rast.
Gjë që nuk ka kaluar pa u vënë rë, duke qenë se kënga flet për një histori ndarje, me fjalët të ndjera, dhe fansat mendojnë se Romeo ja ka dedikuar dikujt fjalët.
Pikë së pari, jo vetëm aktori e ka punuar tekstin, por edhe Elgiti, por duke qenë se ky i fundit është lumturisht i martuar me Klea Hutën, gjithë pesha e fjalëve bie mbi Romeon.
Nisur nga kjo, edhe nga fakti që lidhja e fundit publike e Romeos me Aleksia Peleshin ka mbaruar prej disa kohësh, fansat aludojnë se teksti mund të jetë frymëzuar apo ndoshta është edhe dedikim për të.
“Pa ty jo nuk muj më. Jam duke folur me veten se ti nuk ke ndërmend të më shkruash ndonjëherë. Je duke mbytur dhe veten”, janë disa pjesë të shkëputura nga kënga të cilat lidhen me historinë e dyshes.
Edhe pse nuk dihet ende nëse është vërtetë një dedikim, të gjitha detajet të çojnë të mendosh se është një i tillë.
Tani e gjitha mbetet mbetet për t’u konfirmuar nga dyshja edhe pse siç e dimë reagimet e Romeos në lidhje me historinë e tij me Aleksian janë të pakta, për të mos thënë inekzistente.