Luiz Ejlli iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” me thuajse asnjë ndjekës në Instagram, ndërsa deri më sot ai numëron mbi 570 mijë të tillë.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtari është shprehur shpesh se nuk është përdorues i rrjeteve sociale dhe se profilin e Instagramit ia ka hapur një mikeshë e tij pak para se të hynte në BBV.
Në deklarata të ndryshme, Luizi ka treguar se vajza që ia menaxhon Instagramin quhet Jurgena. Ndërsa së fundmi ai ka deklaruar se ish-partnerja e tij e fundit quhej Gena.
Nisur nga deklaratat e tij, ndjekësit kanë ngritur dyshime se ish-partnerja e tij dhe vajza që i menaxhon Instagramin janë i njëjti person.
Sa i përket deklaratave të Luizit, së fundmi kanë folur dy miqtë e tij, Joni dhe Mario teksa ishin të ftuar në “Fan Club”.
Joni tregoi se Jurgenën e njeh megjithëse ka kohë pa e takuar, ndërsa sa i përket ish të dashurës që përmendi Luizi nuk e njeh.
“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është”, tha ai.
Pasi u pyet se pse nuk ndiqen nga Jurgena në Instagram, Joni shtoi:
“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit”.