Nominimi “kokë më kokë” mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të Big Brother Vip.
Aktorja ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.
Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin.
Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.
“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari.
https://www.tiktok.com/@luzin.sb_official/video/7213425252620127493?referer_url=iconstyle.al%2Fpse-njerezit-mendojne-se-olta-ka-folur-me-burrin-brenda-bbv%2F&refer=embed&embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_share&referer_video_id=7213425252620127493
Nuk dihet nesë Olta ka folur apo e ka takuar bashkëshortin, apo ishte thjesht një mesazh që ajo donte t’i jepte atij nga shtëpia.
