Pa prisni pak! Luizi është në dijeni se Instagrami i tij është vjedhur? Ja cfarë i tha këngëtari banorëve (Video)

Mos ndoshta ka nuhatur ndonjë gjë?

Luizi në një bisedë me Efin dhe Kiarën në ambientet e jashtëme të shtëpisë ka treguar që sa të dal do i kërkoj shoqes të tij Instagramin.

Ai ka hamendësuar që shoqja edhe mund të dojë të mos ia jap dhe do detyrohet të hap një tjetër.

“Do shkoj dhe do e takoj atë shoqen që i kam thënë më hap instagramin Do i them ta marr. Nëse e ka hapur e dua. Ajo mund te thotë edhe nuk dua të ta jap dhe do me duhet të hap një tjetër.”- tha Luizi.

Kujtojmë se disa javë më parë, në rrjet u përfol se pas Instagram-it të Luizit fshihej “Top Channel”. Sipas burimeve, shkak i tentativave per t’ia marrë rrjetin social personit që ia menaxhonte Luizit ishte se reklamonin pijen “Golden Eagle”, ndryshe nga “Big Brother VIP”, të cilët reklamonin pijen 8S2.