Adelina Tahiri është thuajse çdo ditë aktive në rrjetet sociale, për të treguar më shumë nga jeta e puna e saj dhe për të komunikuar me ndjekësit. Ajo zhvillon shpesh “mini-intervista” në Instagram, ku ka treguar se nuk ka fare komplekse.
Këtë e ka provuar dhe së fundmi, duke iu përgjigj pyetjeve që mund të kishin ndjekësit lidhur me dukjen e saj. Krahas pyetjeve për format trupore, ngjyrën e flokëve apo nxirjen e trupit, një nga ndjekësit e ka pyetur edhe për ndërhyrjet në trup ose fytyrë.
“Asnjë ndërhyrje në trup nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, është përgjigjur këngëtarja, duke shtuar nuk ka nevojë të bëjë ndërhyrje të tilla pasi sipas saj të gjithë shqiptarët kanë gjene shumë të bukura.
Ndërkohë, projekti i fundit i Adelinës, ka qenë kënga “Falma”, bashkëpunimi me këngëtarin Anxhelo Koçi. Ajo e ka publikuar videoklipin në qershor, e më pas ka zgjedhur të pushojë në Greqi, me bashkëshortin.