Opinionistët, stilistët, transmetimi, Arbana iu përgjigj të gjitha pyetjeve për “Big Brother VIP”

Tashme eshte bere e ditur se nje nga Reality Show-t me te ndjekur ne Shqiperi “Big Brother” do te startoje te premten e 1 tetorit ne ekranin e “Top Channel”. 

Pervec kuriozitetit se cilet do te jene konkurrentet ne kete edicion te VIP- ave, publiku ka edhe kuriozitete te tjera te cilat na i shuajti vete moderatorja e programit, Arbana Osmani.

Me ane te nje bisede virtuale ne Instagram, ajo na ka dhene pergjigjet e ketyre pyetjeve:

 

A do transmetohet në YouTube?

Vetëm disa pjesë të përzgjedhura.

A do te kete publik?

Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.

A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote?

Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.

Sa opinionistë do ketë?

2

Në cilat ditë do jenë dy lives show?

Të martë dhe të premte.

A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh?

Jo, do ketë më shumë.

A do ketë VIP nga Kosova?

Patjeter