Ish konkurrenti i Per’puthen, Mevlan Shaba ishte pjese e emisionit radiofonik “Ndryshe” me ane te nje telefonate, ku iu be edhe nje oferte shume e mire.
Atij iu ofrua te behej pjese e “Big Brother VIP” si opinionist, pasi Arbri do te zevendesohej per shkak te angazhimeve te tij te shumta.
Mevlani pranoi me kenaqesi, madje tregoi se qe nga edicioni i dyte i “Big Brother” ka tentuar te behet pjese e programit, por nuk eshte pranuar asnjehere.
Me pas atij iu kerkua te tregonte banorin me te preferuar edhe me te “urryer”, ku Mevlani tregoi se ne preferencat e tij ishte Donaldi, pasi e sheh si nje konkurrent te forte, ndera ai qe pelqente me pak ishte Arditi.
Pasi “zbrazi thesin”, Mevlanit iu be e ditur se ishte pjese e nje kurthi qe stafi i “Ndryshe” ia kishin pergatitur.
Madje, teksa u shpreh se Arditi ishte konkurrenti me pak i pelqyer, Mevlanit iu be edhe nje tjeter kurth, ku Salsano u vu ne rolin e Arditit duke ndryshuar zerin e duke biseduar me Mevlanin, e ky i fundit, ra pre e te dyja kurtheve.
Pra, atij nuk i ka ardhur asnje ftese momentalisht per te qene opinionist, por do te vazhdojne te jene dy opinionistet e perhershem.
Megjithese, duke ditur tashme se Mevlani e pelqen shume te jete pjese e ketij emisioni, ndoshta mund ta shofim se shpejti pjese te saj.