Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari u shpreh në intervistën e saj të parë se ‘ia ka lënë stafetën’ Deas.
Aktorja tha se do të donte që çmimin e madh ta fitonte një femër e sipas saj Dea ishte pretendentja më e mirë.
“Dea është shumë inteligjente, e ftohtë. Do doja që Big Brother ta fitonte një vajzë, ajo e meriton. Unë bëj tifo për Dean”- tha ajo.
Mirëpo, motra e Oltës ka një mendim komplet të kundërt përsa i përket Deas dhe lojës së saj.
E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, Gerta Gixhari tha se Dea nuk është modeli i një fitueseje pasi është gjatë gjithë javës e heshtur dhe aktivizohet vetëm në Prime.
“Ka mbajtur opinionin e vetë për Dean. Unë për Dean kam një tjetër ide. Pavarësisht se Olta ka në mendjen e vetë Dean si fituese, unë kam një opinion komplet tjetër. Dea mua më duket si një lojtare që kërkon t’i japë pompozitet figurës së vet vetëm gjatë Prime-ve. Dhe gjatë javës dhe ditëve të zakonshme Dea është komplet e heshtur. Ajo pret situata, nuk është inisiatore. Është thjesht pritëse. Për shembull, i tha Luizi ‘budallaqe’? Ajo tani do merret me këtë dhe do e trajtojë edhe në Prime. Për mua një lojtar që duhet të marrë çmimin e parë nuk duhet të jetë në këtë lloj modeli dhe vetëm të presë. Unë kam nevojë ta shikoj atë lojtar në të gjitha dimensionet dhe ta shikoj në çdo ditë të javës aktiv.”– tha Gerta .