Pak minuta më parë Olta Gixhari bëri me dije vendimin e saj për të lënë përfundimisht shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.
Ky vendim erdhi pas telefonatës së saj me bashkëshortin dhe bisedën që ata patën për djalin e tyre Amarin.
Gjatë këtyre ditëve Olta është fshehur shpesh nëpër dhomat e shtëpisë dhe ka shpërthyer në lot nga malli për djalin e saj.
Ndaj aktorja e la garën përgjysmë, edhe pse të gjithë banorët u përpoqën t’a bindin të qëndrojë.
Olta kishte krijuar imazhin e një personazhi antagonist në shtëpi, mirëpo pothuaj të gjithë banorët shpërthyen në lot pas largimit të saj.
Ajo çka nuk pritej është se edhe Luizi me Kristin, të cilët ishin kundërshtarët e saj, u prekën dhe u përlotën pasi ajo doli nga dera e shtëpisë më të famshme.