Olta ka një kërkesë speciale për Luizin nëse ajo del të shtunën nga BBVA

Duket se Olta Gixharin e kanë kapur “ethet” e të shtunës pasi është në nominim me Kiara Titon.

Nisur nga kjo, aktorja i ka bërë një kërkesë partnerit të Kiarës, Luizit nëse është ajo që eleminohet nga reality show.

Si fillim aktorja u shpreh se nëse eleminohet nuk do të kthehet me biletën e kthimit.

Më pas ajo la dhe një porosi për Luizin. Aktorja u shpreh se pas daljes së saj, Luizi të shprehë mendimin e sinqertë që ka për të.

Luizi nga ana tjetër i tha se do ta bëjë, e madje me humor i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.