Olta i hedh “benzinë zjarrit”, tregon se ka patur gati këtë kërkesë për “Vellain e madh” ndaj këtij banori!

Olta sapo i hodhi “benzinë zjarrit”!

Si për mos të mjaftuar një numër i madh provash që tregojnë favorizimin e “Vëllait të madh” për Oltën, kjo e fundit ka shtuar më shumë dyshimet.

Teksa banorët ndodheshin në oborr, si fillim Luizi tregoi se dëshiron një provë nga “Vëllai i madh” ku të ketë mundësinë për t’i hequr imunitetin konkurrentit të ri, Shpatit.

“Se s’bën dua një mision sekret sot, që ti heq imunitetin Shpatit. E dua. Jam i gatshëm t’ia heq. Çfarëdo lloj qoftë misioni sekret”, tha Luizi, duke u pasuar nga një deklaratë e cuditshme nga Olta.

“Unë kam dashur me hy te dhoma e rrëfimit me e kerku, por ngaqe ndodhën ato dy daljet (nuk e kërkova)”, shtoi Olta, duke lënë të kuptohet se cdo kërkesë e saj plotësohet nga “Vëllai i madh”