Shumë hipoteza dhe thashetheme kanë qarkulluar kohët e fundit për një bashkëpunim të mundshëm mes Olta Gixharit dhe produksionit të “Big Brother VIP”.
Madje, në rrjet po përflitet se aktores i është bërë i mundur një takim me bashkëshortin e saj jashtë shtëpisë.
Mirëpo, çfarë i shkaktoi këto dyshime?
Gjatë spektaklit të shkuar, si asnjëherë më parë, ishte vendosur që vendimi për të eleminuarin mes Armaldos, Kristit dhe Oltës të jepej në studio.
Aktorja ishte ajo që shpëtoi e para nga eleminimi ndërsa Armaldo i dyti.
Por, ajo cka tërhoqi vëmendjen është se Armaldo shkoi në shtëpi përpara Oltës, duke ngritur dyshime se ku mund të ishte aktorja gjatë kësaj kohe.
Gjithashtu, u komentua makijazhi i saj i cili ishte i fshirë pas hyrjes në shtëpi.