Olta Gixhari la papritur shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme për shkak të mallit për djalin e saj të vogël.
Pas daljes aktorja dha një intervistë të shkurtër për “Fan Club”, ku u shpreh se nuk është penduar aspak për këtë eksperiencë të saj dhe do ta ribënte sërish, mirëpo nuk do qëndronte më kurrë kaq kohë larg familjes.
Olta gjithashtu shtoi se pas shumë vitesh kur djali i saj të rritet dhe t’i flasë për këtë eksperiencë do t’i thotë:
“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty…”
Mes shumë të tjerave është pyetur nëse do t’i kalojnë pushimet me Luizin dhe Kiarën dhe Olta është përgjigjur:
“Pse jo mos t’i kaloja pushimet me to, por duhet të pyes dhe bashkëshortin.”
Në këtë moment, Megi ka pyetur Dorin, bashkëshortin e Oltës, zëri i të cilit dëgjohej në sfond.
Bashkëshorti i Oltës: “Pse t’i kaloj me ta, unë nuk i kam shokë.”
Olta : “Pse mos t’i presim mysafirë o Dori?”