Me pjesmarrjen në “Big Brother Vip”, patëm mundësinë që Olta Gixharin ta njohim në një version ndryshe.
Aktorja ishte një ndër konkurrentet më të spikatura dhe pretendte për çmimin e madh, mirëpo ajo e ndërpreu garën me dëshirën e saj për të qenë afër të birit dhe familjes.
Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte ajo lidhur me Kiara Titon.
Një video e promos së ‘Post Big Brother’ ka bërë shumë zhurmë në rrjet, ku Kiara dhe Olta kanë pasur një diskutim mes tyre.
“Pse u solle aq ashpër me Kiarën dhe iu drejtove zonjë e kulluar?”,e pyeti një nga ndjekësit, ndërsa aktorja iu përgjigj:
“Unë iu drejtova me të njejtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj ‘jam e kulluar’ dhe ju e dini që unë nuk ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa follower më shumë.”