Olta Gixhari i ka dy fjalë për Kiarën! ‘Nuk luftoj për followers!’

Me pjesmarrjen në “Big Brother Vip”, patëm mundësinë që Olta Gixharin ta njohim në një version ndryshe.

Aktorja ishte një ndër konkurrentet më të spikatura dhe pretendte për çmimin e madh, mirëpo ajo e ndërpreu garën me dëshirën e saj për të qenë afër të birit dhe familjes.

Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte ajo lidhur me Kiara Titon.

Një video e promos së ‘Post Big Brother’ ka bërë shumë zhurmë në rrjet, ku Kiara dhe Olta kanë pasur një diskutim mes tyre.

Pse u solle aq ashpër me Kiarën dhe iu drejtove zonjë e kulluar?”,e pyeti një nga ndjekësit, ndërsa aktorja iu përgjigj:

Unë iu drejtova me të njejtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj ‘jam e kulluar’ dhe ju e dini që unë nuk ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa follower më shumë.”