Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët.
Ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.
Pas mbarimit të finales së madhe, Olta Gixhari dha një intervistë për “Shqipëria Live”, ku është pyetur për momentin e përqafimit të saj dhe Luiz Ejllit, pasi ai u shpall fitues.
Pamë një përqafim të ngohtë mes teje dhe Luizit, çfarë i the?
“Çfarë mendoni ju që i thash… i urova fitoren, i thash bravo, urime, i thash qetësohu se gjithçka është në rregull”.
E urove për dasmën?
“Jo harrova, po fitorja është më e rëndësishme se ai është martuar 3 herë deri tani, kemi kohë ta urojmë për dasmën, po fitorja është shumë e madhe…”.
Po Kiarën?
“iarën K e ka, nuk është risi, ka kohë që e ka …. do ta uroj sapo të vij të pimë ca gota…”