Lorenc Hasrama ka folur për herë të parë për ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos.
Madje ai tregoi se Olsi pas ndarjes ka filluar të konsumojë alkool. Dhe duket se e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Eglit.
Ajo pak më parë ka postuar një foto me mbishkrimin “Hihi” ku ose i bëhet qejfi për gjendjen aktuale të Olsit, ose i vjen për të qeshur që Lorenci ka vendosur të flas në emër të të dyve.
Nuk dihet si do të vijojë tanimë karriera e Eglit, por në dasmën e Kleas dhe Elgitit ajo nuk ishte e pranishme.