Një nga momentet më të komentuara të “Alpha Show”, koncertit të organizuar nga Noizy pak ditë më parë, ishte pikërisht përqafimi i këtij të fundit me Arkimed Lushajn aka Stresin, pas më shumë se një dekade zënkash, diss-ash dhe deklaratash kundra njëri-tjetrit.
Ata po ashtu performuan këngën “Lambo” në skenë dhe duket se mosmarrëveshjeve i kanë dhënë fund njëherë e mirë.
E në fakt pajtimi i tyre u mirëprit nga publiku, përgjithësisht, sepse patjetër që ka nga ata fansat të thekur të grupeve respektive që ndoshta dicka të tillë nuk e pranojnë dot.
Ndërkohë është edhe dikush që s’e ka përjetuar hic mirë përqafimin mes tyre dhe ai është Olsi Bylyku.
Me anë të një video-je në Instagram, shkëputur nga një numër në “Klanifronia”, Olsi shfaqet melankolik dhe i trishtuar nën ritmet e këngës po aq emocionale “See you Again”, ndërsa shkruan:
“Jeta jonë pas pajtimit të Noizyt me Stresin… Ndoshta kaq ishte e gjitha dhe brezi jonë mori fund!”
https://www.instagram.com/reel/ChUxlu0opre/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c61392d2-c979-4755-80cc-0a2114606b4d
Patjetër reagimi i tij është në formë shakaje, por jo edhe aq në fakt se po ta mendosh “lufta” e Noizyt dhe e Stresit ka qenë një pjesë e madhe e shumë adoleshentëve të brezit të Olsit, që janë rritur me këngët e tyre, dhe me të vërtetë tani ndihen sikur ka ardhur fundi i një epoke. Nga ana tjetër ka edhe pak ironi brenda postimit të tij, me reagimin e madh që ka marrë në rrjet pajtimi i tyre.