Gjatë gushtit të vitit 2022, rrjetet sociale shpërthyen nga një bashëpunim të cilin vështirë se njerëzit e kishin marrë me mend: komediani Olsi Bylyku dhe aktori shqiptar i njohur ndëkombëtarisht, Nik Xhelilaj.
Ata do të jenë rolin e dy policave që janë miq me njëri-tjetrin dhe do t’i shohim në një mision special, përvec misionit kryesor që është të na bëjnë ne të qeshim.
Lajmin e ka zbuluar vetë Xhelilaj me anë të një postimi në Instagram, ku ka treguar pamjen e parë të aktorëve nga filmi që sigurisht është edhe aksion, me Nikun si një polic dedektiv shumë serioz dhe Olsi si partneri i tij, që me shumë mundësi nuk do ta dalë shumë jashtë karakterit të roleve të deri tanishme.
Fotos Niku ka bashkangjitur fjalët: “Buddy Cops” dhe “Nacut on a mission”, që besojmë se nuk kanë nevojë për përkthim.
Mirëpo ditën e sotme është publikuar për herë të parë traileri i filmit.
Kasti i aktorëve përfshin emrat të mirënjohur të kinemasë shqiptare, që nga Arben Bajraktaraj tek Alfred Trebicka, Emiljano Bufazi, Gert Ferra, Klodian Hoxha, Bujar Asqeriu, etj.
Sara Kolami rikthehet në ekran si aktore, Eva Murati gjithashtu shfaqet në trailer, ndaj dyshimet tona janë që ndoshta do të jetë interesi “romantik” i personazhit të Nik Xhelilaj.
