Personazhet e “Big Brother VIP” tashmë janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Prej disa ditësh, vëmendjen më të madhe e ka marr trekëndëshi, Bora-Donald-Beatriks.
Nuk kishte se si kjo situatë t’i shpëtonte edhe aktorit të humorit, Olsi Bylyku, i cili ka dedikuar menjëherë një këngë.
Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: Phyy të dhjefsha surratin
Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.
Krahas videos së publikuar në Instagram, ai ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura, të cilat janë reflektuar në komente.