Ashtu sic eshte lajmeruar nga autorja e programit, Olsa Muhameti, sezoni i trete i Perputhen do te startoje ne 6 shtator dhe tashme eshte faza e audicioneve.
Pervec audicioneve me konkurentet e Perputhen on Tour, nuk kishim pare asgje tjeter, por Olsa vendosi t’a beje zemren gur dhe te ndaje nje nga “konkurentet” me ndjekesit e saj.
Ajo ka postuar nje video ne InstaStory, ku tregon se nje nga djemte i ka lene shume mbresa. Duke i mbuluar fytyren ajo shkruan:
“Ky djali eshte ta pish ne kupe!”
Perdersa autores se programit i ka lene mbresa ky konkurent, shanset per t’u pranuar jane te larta, megjithese, Olsa beri nje tjeter postim ku sqaroi se perzgjedhjet nuk jane bere akoma.
Gjithashtu, ajo shtoi se ka ngelur e befasuar nga cilesia e kandidateve.
Mesa duket, presim supriza edhe kete sezon!