Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Olsa cakton takimet e vajzave”, Eri e mban fjalën dhe zbulon të fshehtat e “Për’puthen”

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Ditën e djeshme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga zbuloi se kishte dashur kohë më parë të zhvillonte një takim me helikopter me Ledjanën, por produksioni nuk e kishte lejuar. Ai paralajmëroi se nëse do të shikonte se këtë takim e zhvillonte dikush tjetër do të demaskonte programin.

“Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj”, shkroi Eri.

Dhe në realitet kështu ndodhi! Ditën e sotme në takimin e Jasminës me Princin, ky i fundit surprizoi bukuroshen brune duke udhëtuar me të me helikopter. Kështu Eri e mbajti premtimin dhe zbuloi se çfarë ka ndodhur në të shkuarën me të.

Ai tha se në fillim Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen”, nuk e lejoi që të zhvilonte një takim me helikopter me Ledjanën, sepse sipas saj kjo e fundit nuk kishte audiencë.

“Në fillim Olsa më tha ti nuk do e bësh me Ledjanën këtë takim, por do e bësh me një person tjetër, sepse Ledjana nuk ka audiencë. Më vonë personi tjetër u largua nga studio dhe kur erdhi rasti që Ledjana do bëntë takimin e dytë me mua ajo i tha me mesazh jo nuk do e bësh takimin me Erin”, tregoi ish-konkurrenti.

Më pas Eri tha se vazhdoi të këmbëngulte dhe i kërkoi për herë të dytë Olsës që të zhvillonte takimin me helikopter me Ledjanën.

“Unë e mora në celular edhe i them Olsës takimin e dytë me Ledjanën dua ta bëj me helikopter se është takimi im dhe dua ta bëj si dua vetë. Në fillim Olsa më tha ok. Pastaj më mori gazetarja e Për’puthen dhe më tha Eri nuk do e bësh këtë takim, sepse e ka bërë më parë Love Story dhe nuk ka shans asnjë njeri tjetër që ta bëj atë takim me helikopter”, tha Eri. Për ta dëshmuar këtë gjë ai bëri publike edhe bisedën që ka bërë me gazetaren e emisionit.

Më pas ai shtoi se tashmë e ka kuptuar se aty bëhet çdo gjë me skenar dhe se është Olsa ajo që ju thotë vajzave se cilët djem duhet të zgjedhin për takime. Eri shtoi se Olsa e ka vendosur që Ledjana të dalë çift me Mevlanin, ndaj ajo nuk lejonte që ai të bënte takim me të, sepse nuk donte të prishte treshen e famshme Ledjana-Mevlan-Antonela.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas së tij

E rëndë në Shqipëri/ Mbytet në lumë 22-vjeçari (Emri)

Shqiptari hero vendos t’i bëjë tatuazh në trup dy fëmijët që u mbytën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.