Ola e prek ne trup, Geljani perpiqet te shmange kamerat

Sapo hyri në dhomën e zhveshjes, Ola preku menjëherë Geljanin në pjesën e belit dhe ai u largua duke thënë se askush nuk ka parë asgjë.

Veprimi i saj bëri që Princi ta pyeste nëse do kishte ndikim tek deklarata e Sarës po të kishte zgjedhur në takim Geljanin. “Do isha mes dy urave”, tha Ola.

Më pas Princi pyeti Geljanin se si ishte ndjesia për tu deklaruar dhe ai e pyeti nëse do i futet asaj rruge. Por Princi mohoi se do e bëjë një gjë të tillë dhe Geljani tha se do pyeste Aristelën.

Megjithatë mbetet ende mister nëse do të ketë një çift tjetër që do të deklarohet në program.