Nje pyetesor i Monikes me ndjekesit ne Instagram ka rindezur konfliktin mes saj dhe Ilir Shaqirit.
Mes shkrimeve te shumta nga ndjekesit Monika perzgjodhi t’u jape pergjigje edhe disa pyetjeve ne lidhje me Ilirin, me te cilat na la te kuptojme se marredhenia e tyre vazhdon te jete e krisur.
Mirepo pas ketyre postimeve nuk mungoi as nje kunderpergjigje nga ana e Ilirit, i cili me ane te nje postimi ne InstaStory kishte shkruar:
“I qan shpirti kesaj bananes per pak pleh Iliri”- referuar keshtu Monikes, e cila shpesh ne shtepine e BBV u be virale per “dashurine” e saj per bananet.
Por, nuk perfundoi ketu!
Monika e thumboi serish Ilirin tek ndau nje postim me perkufizimin e fjales pleh, me qellim per te etiketuar Ilirin si nje “bajge, mbeturina qe hidhen ne plehra”.
Pas kesaj Monika beri edhe nje ripostim te nje lajmi nga “Kryefjala”, ne te te cilin postimi i Ilirit cilesohej si nje gjuhe banale per t’ju drejtuar nje femre, per te treguar keshtu se bie dakort me kete pjese te shkruar ne lajm:
“Por Iliri çfarë ka dashur të tregojë me “Pleh Iliri”, përvec se një humor i shpifur, banal e aspak interesant. Epo mesa duket i tillë është vetë Iliri: banal kokë e këmbë!
Askush nuk mbaroj pas teje, Ilir qetësohu!”