Diten e djeshme, pas nje periudhe te gjate pa u transmetuar, startoi emisioni “Big Brother VIP”, ku pervec shtepise mahnitese u njohem dhe me 14 konkurrentet pjesemarres.
Me karaktere dhe profesione të ndryshme, personazhet premtojnë spektakël dhe të papritura, ndonëse ka patur kritika apo “rezerva” për ta në rrjet, që në nisje.
Ndaj, kjo e ka bërë moderatoren Arbana Osmani, të marrë një vendim të rëndësishëm, menjëherë pas puntatës së parë.
“Nga nesër e deri në ditën e fundit të këtij ‘Big Brother VIP’, nuk do lejoj as edhe një koment fyes a ofendues karshi pjesëmarrësve të këtij formati në llogarinë time”, shkruan moderatorja në Instastory, duke shtuar se kushdo që do të komentojë duke fyer dhe duke mos treguar respekt, do të bllokohet, pasi sipas Arbanës ky është minimumi.
Ndërkohë, “Big Brother Vip” mund të ndiqet 24 orë në dy kanale te dedikuara ne DigitAlb.
Nën produksionin e Lori Hoxhës, si dhe me komentet e Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdarit, ky reality-show do të na shoqërojë deri në fillim të vitit tjetër.