“O çapaçul…” – Noizy bën postimin e papritur për Luizin pak para finales

Gjatë këtij rrugëtimi në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli fitoi shumë përkrahës dhe dashamirës, përfshirë këtu edhe fytyra të njohur publike.

Noizy është një prej personazheve i cili disa kohë më parë tregoi mbështetjen e tij ndaj Luizit.

Në një postim në profilin e tij të Instagram-it, reperi imitoi kërcimin e Luizit gjatë një koncerti të tij, gjë që është kuptuar nga audencia e cila ka shpërthyer në brohorima.

Ndërsa tashmë që pak ditë na ndajnë nga finalja, Noizy i ka uruar Luizit fitoren ndërsa ka ndarë një video të tij tek shihet duke kërcyer me këngët e reperit.

O çapaçuleee me dit ti sa viral je bo me kët kong hahaha“- ka shkruar Noizy, ndërsa më poshtë ka shtuar “FITORE“.