Gjatë këtij rrugëtimi në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli fitoi shumë përkrahës dhe dashamirës, përfshirë këtu edhe fytyra të njohur publike.
Noizy është një prej personazheve i cili disa kohë më parë tregoi mbështetjen e tij ndaj Luizit.
Në një postim në profilin e tij të Instagram-it, reperi imitoi kërcimin e Luizit gjatë një koncerti të tij, gjë që është kuptuar nga audencia e cila ka shpërthyer në brohorima.
Ndërsa tashmë që pak ditë na ndajnë nga finalja, Noizy i ka uruar Luizit fitoren ndërsa ka ndarë një video të tij tek shihet duke kërcyer me këngët e reperit.
“O çapaçuleee me dit ti sa viral je bo me kët kong hahaha“- ka shkruar Noizy, ndërsa më poshtë ka shtuar “FITORE“.