Nxorri Luizin keq në prime, personi pas instagramit të këngëtarit “hakmerret” ndaj Kiarës

Disa ditë më parë, “Vëllai i madh” organizoi një lojë për vajzat e shtëpisë së BBV, të cilat nuk duhet t’i flisnin aspak meshkujve, dhe si shpërblim Ermiona, tashmë e eleminuar, do të merrte imunitet dhe një surprizë.

Diçka e tillë nuk ndodhi pasi Luizi prishi lojën në momentin kur vendosi Kiarën pas lavamanit, duke e bërë për të qarë, çka solli dhe reagimin e banorëve të tjerë.

Nisur nga kjo situatë, Luizit iu bë një “gjyq” në prime. Nga Arbana, opinionistët e deri te një pjesë e banorëve iu kthyen kundër këngëtarit duke e konsideruar veprimin e tij mjaft të pa përshtatshëm.

Mirëpo përpos publikut, të cilët u shfaqën mjaft të revoltuar me Kiarën, e cila sipas tyre e zmadhoi shumë situatën, një reagim indirekt ka ardhur dhe nga personi i afërt që menaxhon rrjetin social Instagram të Luizit.

Pas një kërkimi të “Lokimagazine”, është vënë re se në profilin e Luizit nuk është postuar asnjë moment apo foto e tij me Kiarën që pas “gjyqit” në prime , 7 ditë më parë.

Mesa duket përveç dy miqve të Luizit, të cilët ditën e djeshme shprehën pakënaqësitë ndaj Kiarës, edhe personi që ia menaxhon Luizit llogarinë paska rezerva ndaj saj. /Lokimagazine.com