Nuk u panë në asnje foto, a ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë?! Armina Mevlani nuk nguron t’i përgjigjet pyetjes së sikletshme

Ka kaluar gati 1 javë nga dasma e Armina Mevlanit, por ende vazhdojnë të komentohen detaje dhe ngjarje nga dasma e vitit.

Së fundmi , Armina ka organizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku iu është është përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetet e tyre.

Një ndër pyetjet që iu bënë blogeres ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.

Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj blogerja.

Kujtojmë se partneri i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.