Dy konkurentet Juli dhe Shkelqimi, ose sic njihet ndryshe Cimi, ishin te ftuar ne emisionin “N’Kosove Show” ku iu shtruan shume pyetje rreth Per’puthen, por edhe me jeten e tyre tani qe emisioni perfundoi.
Ajo cka na beri pershtypje ishte qe Juli u shpreh se ai u be pjese e programit jo per te gjetur nje partnere, por per te gjetur nje shoqe. Kjo sepse ai nuk e kishte ndjekur kurre programin dhe nuk e dinte si funksiononte pasi te qenit gjithmone ne levizje jashte nuk ja bente te mundur te ndiqte emisione.
Ai kishte pare thjesht disa emisione te huaja ku aty shfaqen personat qe jane single dhe me pas vijne te jashtem per te prezantuar veten, pra ai donte te prezantonte veten si Juli qe udheton dhe do te donte nje shoqe per te udhetuar me te.
Ai gjithashtu shtoi se ishin dhe shume arsye te tjera pse ai u be pjese e Perputhen, nje prej arsyeve ishte se ai prej rreth 5 vitesh merret me radio dhe televizion ndaj do te donte te dinte se si funksiononin gjerat brenda studiove, si punonin kameramanet e te gjitha procedurat e tjera.
Kjo sepse ai ka ndermend te beje nje reality show me temen e udhetimeve dhe kishte nevoje te mesonte si funksiononin gjerat, pasi edhe nuk ka bere nje shkolle posacerisht per kete fushe.