Nuk pritej! Modelja e famshme sapo konfirmoi se eshte biseksuale

Supermodelja e njohur Emily Ratajkowski ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”

Ratajkowski u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.

Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, me sa duket, konfirmoi orientimin e saj seksual.

Videoja e Ratajkowski-t vjen mes lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar.

Bukuroshja përflitet se po del me yllin hollivudian Brad Pitt, por ende nuk dihet nëse janë zyrtarisht bashkë.